DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË PRIZREN

Nr. 3526/2018

Datë: 19.12.2018

Në bazë të nenit 35 te ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L -032, nenit 5 të Ligjit per Arsimin në Komunat e Repubikës te Kosovës, neni 8 i Ligjit të Punës nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr.17/2009 (MAShT) - procedura e zgjedhjes personalit arsimore në shkollë, Udhëzimi Adiminstrativ nr. 10/2018 (MAShT) - Normativi mbi kuadrin profesonal të arsimit të pergjithshem, udhëzimi administrativ nr 05/2015 (MAShT) - normativi për arsimin profesional dhe udhëzimi administrativ nr 07/2017 (MPMS) - rregullimi i procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale për Arsim shpall:

K O N K U R S

për vende të lira pune

Shkolla e mesme e larte “Lorenc Antoni” në Prizren

  • Një mësimdhënës për Piano

Kushtet:

  • Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 - normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 - normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional ,
  • Kopjen e vërtetuar të diplomës
  • Nostifikimin, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës .
  • Dëshminë mbi përvojën e punës.
  • Trajnimet profesionale.
  • Certifikatën e lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore, kandidati e sjell pasi të pranohet në punë.
  • Vërtetimin nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët .
  • Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë deri më datë 01.2019.
  • Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?