TEB Sh.A. është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas.

TEB Sh.A. po kërkon një Zyrtar të Reklamave dhe Komunikimit Korporativ për Departamentin e Reklamimit dhe Komunikimit Korporativ në Zyrën Qendrore në Prishtinë.

Përshkrimi i punës:

  • Monitoron buxhetin e reklamimit dhe sponsorizimit dhe shumën e shpenzuar; përgatit raporte javore dhe mujore të shpenzimeve të reklamimit dhe sponsorizimit,
  • Koordinon punët ndërlidhëse të departamentit të reklamimit / marketingut me departamentin e kontabilitetit / financave,
  • Monitoron dhe koordinon informatat për të gjitha kontratat e reklamimit / sponsorizimit / donacionit, organizon dhe mirëmban sistemet e dosjeve në letër dhe elektronike për të gjitha kontratat,
  • Përgjegjës për barazimin e të gjitha faturimeve dhe pagesave të reklamimit / marketingut; koordinon me shitësit e ndryshëm për të siguruar pagesat e duhura,
  • Ndihmon në lansimet e fushatave / konferencave për shtyp/ ngjarjeve/ duke vepruar si ndërlidhës me agjencitë e reklamimit / marketingut,
  • Mirëmban planet e posterave dhe materialet e marketingut të përditësuara për të gjitha degët; Planifikon vizita pune/inspektimi në lidhje me materialet e marketingut nëpër degë; Planifikon shtypjen (printimin) e të gjitha materialeve sipas planit të fushatave dhe kërkesave të tjera, duke u ndërlidhur me shtypshkronjen,
  • Siguron mbështetje lidhur me detyrat e përgjithshme administrative,
  • Ndihmon në fushatat e tjera të tilla si Media Sociale dhe kanale të tjera të medias,
  • Koordinon e-maila zyrtarë të TEB Sh.A. (info@teb-kos.com) me linjat e biznesit dhe Departamentin e Kujdesit ndaj Klientit,
  • Detyra të tjera ashtu siç përcaktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Marketing ose në Komunikimin Masiv është e preferueshme
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Përvojë pune tre-vjeçare në fushën e marketingut është e preferueshme
  • Aftësi të organizimit dhe menaxhimit efektiv të kohës
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi të përsosura të komunikimit në të shkruar dhe në të folur
  • Njohuri të mira në MS Office
  • Licence drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet ‘online’ nëpërmjet uebfaqes së bankës www.teb-kos.com. Për të aplikuar ju lutem referohuni në Mundësi Punësimi dhe ndiqni linkun https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

Afati i fundit për aplikim është 10.01.2019.

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?