Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë :
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
NË KOHË CAKTUAR
SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan
Një mësimdhënës i gjuhës angleze, pushim pa pagesë deri më 31.03.2019
Kontratat e punës (përveç pushimeve të lehonisë dhe atyre të përcaktuara) lëshohen deri më 31.08.2019. Pas skadimit të këtyre kontratave për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2019/2020, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.
Kushtet e konkursit :
Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit .
Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.