Në bazë të nenit: 7, 8, 10 paragrafi 1, nënparagrafi 2.1, dhe 2.2 nenit: 15, paragrafi:1,2 dhe 3 të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, nenit 5 të Kontratës Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë, dhe U.A. nr: 7/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale publikon:

 

K  O  N  K  U  R  S

Titulli: /1/ një teknik/e, të stomatologjisë

 Mbikqyrës: shefi i shërbimit të stomatologjisë

 Kushtet:

  • Shkolla e mesme e mjekësis / drejtimi teknik i stomatologjisë/
  • Të jetë i/e licencuar

Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar

Koeficienti: 4.80

Orari i punës:40 orë në javë

Puna provuese:  6 /gjashtë/

 -2-

Përshkrimi i shkurtër i punëve: Administron dhe mban llogari për të gjitha instrumentet e punës në ordinancën e stomatologut, ndërmerr masa për parandalimin e infekcioneve, angazhohet në mbajtjen e higjienës.mirëmban në mënyrën e duhur të gjitha paisjet për punë në shërbimin stomatologjik, merr pjesë në trajnime të ndryshme  të cilat parashifen për ngritje të vazhdueshme profesionale nga lëmi i stomatologjisë, angazhohet për raporte të mira me pacient dhe kolegë, si dhe kryen punë tjera të parashtruara nga kryeinfermierja, shefi apo eprori.

Çdo aplikues për pozitat e lartcekura duhet të plotësoi dhe dorëzoj dokumentacionin me sa vijon:

  • Fletë aplikacionin e plotësuar
  • Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/ fotokopje/
  • Licencën e punë
  • Dëshmin nga  gjykata kompetente  që nuk është  nën hetime ( e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)
  • Çertifikatën  mbi gjendjen  shëndetësore (e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)

Të gjithë kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë , do të ftohen në intervistë dhe për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në zyrën për marrdhënie me publikun-shërbimi me qytetarë.

Afati për aplikim është /15/ pesëmbëdhjetë ditë, nga dita e shpalljes publike në gazetë ditore, dhe mjete tjera të informimit,

Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të cilat arrijnë pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?