Republika e Kosovës                                                                                          

DREJTORIA E ARSIMIT

Në bazë të Ligjit të punës, Nr.03/L-212 neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1 si dhe në bazë  të Udhëzimit Administrativ, Nr 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

 NË KOHË TË PACAKTUAR

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta

Gjimnazi shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan

  • Titulli i vendit të punës: Një (1) Pastrues

           Koeficienti: 4

           Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar

           Orari i plotë: 40 orë në javë

Kushtet e konkursit:

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e rojës së shkollës:

  • Kontrollon objektin e shkollës
  • Kujdeset për tërë objektin e shkollës
  • Udhëheqë librin e kujdestarisë sipas udhëzimeve të organit udhëheqës
  • Kryen edhe punë të tjera me interes për shkollën, sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës përkatëse

Detyrat dhe përgjegjësitë e pastruesit:

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë së hapësirës shkollore
  • Bënë pastrimin e dyshemeve, dyerve, dritareve, mureve, nyejve sanitare, korridoreve etj.
  • Pastrimi i rregullt i oborrit të shkollës dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në hapësirën shkollore
  • Njofton për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në shkollë
  • Kujdeset për ruajtjen e objektit dhe inventarit të shkollës
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e mirëmbajtës:

  • Bënë mirëmbajtjen teknikisht të objektit,
  • Mirëmbajnë inventarin brenda hapësirave shkollore (bankave, karrikave, tabelave, tavolinave, dollapëve etj.)
  • Bënë rregullimin dhe ndërrimin e xhamave, poqeve elektrike, instalimin elektrik ejt.
  • Mbanë ditarin e punëve të kryera gjatë ditës
  • Furnizon shkollën me material shpenzues, për nevojat e shkollës.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e gjelbërimit të ambientit të brendshëm dhe jashtëm.
  • Kryen punë të tjera me interes për shkollën sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës.

Kualifikimi: Përgatitja e mesme shkollore.

Për vendet e punës të cekura më lartë zbatohet puna provuese prej 6 muaj komfor nenit 15 të Ligjit të Punës.

Çdo kandidat (aplikues)për vendet e punës duhet të kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

1.Dëshmi mbi përgatitjen profesionale-kualifikimin, fotokopje e vërtetuar te noteri,

2.Dokumentin e identifikimit –kopje e letërnjoftimit,

3.Cerfitfikata për trajnime të kryera,

4. Certifikata që nuk është nën hetime dhe se nuk është i dënuar për vepra penale.

5. Certifikata mbi gjendjen shëndetësore.

Aplikacionet dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ).

Afati i aplikimit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes në gazetën zyrtare, web-faqen e komunës dhe mjetet tjera të informimit publik.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për test me shkrim dhe në intervistë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët do t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. 


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?