A dëshironi të punoni në një mjedis ku jeni të rrethuar me kolegë intelegjent dhe shumë bashkëpunues? Vendi ku ju mund të kontriboni në zhvillimin e produkteve dhe zgjidhjeve që janë mahnitëse dhe ofrojnë zgjidhje për klientat tanë. Vendi ku vazhdimisht keni për të mësuar gjëra të reja dhe që ofron një barazpeshë të shkëlqyeshme mes punës dhe jetës?

Melita & Partners është kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila është duke i zgjeruar aktivitetet e saj në Shqipëri dhe Maqedoni dhe e cila ofron zgjidhje të teknologjike të integruara për biznese dhe organizata të ndryshme duke u bazuar në QuickBooks® dhe produkte tjera të zhvilluara nga ne. Gjatë viteve në vijim Melita&Partners planifikon të zgjeroj portfolion e produkteve dhe shërbimeve dhe avancoj shërbimet teknologjike në Kosovë dhe regjion.

Melita&Partners është në kërkim të 3 zhvilluesve softuerik ( 2 x JAVA dhe 1 x C#) të cilët janë të interesuar të punojnë në një ambient dinamik të punës, të jenë entuziast , të jenë të vullnetshëm me mësu gjëra të reja, të janë të gatshëm të rriten me kompaninë tonë

Kërkesat për Zhvillues

  • Përvojë 2+ vite në zhvillimin e aplikacioneve web, mobile, cloud  dhe aplikacione biznesi;
  • Përvoje pune 2+ në JAVA  dhe C#;
  • Përvojë pune në databaza relacionale;
  • Diplomë në shkenca kompjuterike apo gati per diplomim;
  • Të kuptoj dhe të ketë përvojë në tërë ciklin e zhvillimit softuerik;

Aftësi të dëshiruara

  • Aftesi ne Spring Framework ose Jakarta EE (Java EE)
  • Certifikime në ndonjërën nga fushat si: Java, C#, Databaza, HTML dhe CSS.
  • Aftësi në JavaFx dhe Swing.

Nëse posedoni aftësitë e duhura dhe dëshironi të zhvilloheni mëtutje, atëherë plotësoni CV e juaj me shënimet më të fundit, duke përfshirë edhe detajet si mëposhtë:

Tek përvoja e juaj profesionale ju lutem përshkruani:

  • Projektin në të cilin keni punuar,
  • Kompania apo organizata ku keni punuar
  • Rolin e juaj në atë projekt
  • Rezultatet e arritura me realizim të projektit
  • Teknologjia e përdorur
  • Detajet e mbikqyrësit tuaj direkt (emaili dhe telefoni)

dhe e dërgoni në info@melita-partners.com.  Afati i fundit për aplikim është data 08.02.2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?