Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Deçan, Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë;

Serviser i Teknikës së Bardhë

Detyrat dhe përgjegjsitë:
– Përgjegjës për koordinimin e ekipit të serviserva të teknikes së bardhë duke planifikuar itineraret e rregullta për vizita të klientëve;
– Përgjegjës për kontrollimin e stokut dhe furnizimin me pjesë rezerve;
– Të kryej servisimet në teren dhe në servis;
– Të bëj kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi;
– Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative;
– Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve;
– Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:
– Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë apo ndonjë trajnim relevant;
– Preferohet të këtë eksperience pune ne fushën e teknikës së bardhë;
– Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: Lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.;
– Të ketë njohuri të mira të sistemeve elektronike;
– Të jetë i gatshëm për trajnime të vazhdueshme;
– Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
– Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
– Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë:
– Orar fleksibil të punës,
– Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
– Mundësi reale të zhvillimit profesional,
– Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
– Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/puna/

Afati për aplikim deri me datë: 15.02.2019.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve
Njerëzore.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?