Përgjegjësitë:

• Gjenerimi dhe paraqitja e raporteve ditore / javore /mujore dhe vjetore për Kryesuesin e Divizionit të Biznesit të Kartelave dhe POS si dhe departamenteve të tjera të interesuara.
• Monitorimi dhe raportimi i trendit të shitjeve dhe ndër-shitjeve të produkteve / shërbimeve ekzistuese dhe të sapo-krijuara dhe raportimi i tyre siç duhet..
• Zbaton metoda të ndryshme sasiore për të analizuar dhe interpretuar informacione nga burime të shumta të të dhënave
• Kryen analiza të përdorimeve të produktit sipas grupeve të ndryshme të konsumatorëve, sjelljeve të konsumatorëve dhe preferencave në lidhje me produktet dhe shërbimet
bankare.
• Analizimi i të dhënave dhe nxjerrja e sugjerimeve për palët e interesuara.
• Përshtatjen e mjeteve dhe tabelave që mundësojnë trajtimin e nevojave specifike të raportimit të biznesit.
• Përgjegjës për sugjerimin e ideve të reja në lidhje me produktet / shërbimet e bazuara në analizën e të dhënave tek palët / departamentet përkatëse.
• Kryerja e detyrave të tjera relevante të kërkuara nga Shefi i Divizionit të Biznesit të Kartës dhe POS

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e universitetit Ekonomik ose shkenca kompjuterike
  • Preferohet përvojë e mëhershme bankare në fushën e raportimit
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Njohuri të mira të MS Office, me fokus në aftësi të avancuara në Excel
  • Efikas në punë ekipore
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

Afati i fundit për aplikim është 08.02.2019.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?