Pozita:  anëtarë i Komitetit Konsultativ të Ekspertëve të Planifikimit hapësinor

Kompensimi:  50€ për një mbledhje (mbledhjet mbahen varësisht nga nevoja, por së paku duhet të mbahen gjashtë (6) takime në vit

Mandati i anëtarit të Komitetit: 4 vjeçar

Mbikëqyrja:  Kuvendi i Komunës së Gjilanit

Kompetencat:

  • Jep mendime, propozime dhe vërejtje në propozimet e kryetarit të Komunës lidhur me dokumentet e planifikimit hapësinor (Planit zhvillimor komunal, Hartat Zonale të Komunës dhe Planeve rregulluese të Hollësishme) dhe dokumentet tjera të cilat i miraton Kuvendi i Komunës.
  • Hulumtime të ndryshme, mendime dhe ide rreth iniciativave të ndërmarra nga Kryetari i Komunës, Komitetet e përhershme apo edhe Kuvendi i Komunës në fushën e Planifikimit Hapësinor
  • Paraqitja e pikëpamjeve dhe mendimeve të qytetarëve te Kryetari i Komunës dhe Kuvendi i Komunës
  • Shqyrton dhe propozon zgjidhje përkatëse për problemet e identifikuara të dokumenteve për strategjitë zhvillimore.
  • Përcjell dhe kujdeset për procedurat nëpër të cilat duhet të kalojnë dokumentet e planifikimit hapësinor të cilat në pajtim me dispozitat ligjore miratohen në Kuvendin e Komunës.
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat dalin nga fusha e planifikimit hapësinor.

 

Kushtet:

  • Të jetë banor i Komunës së Gjilanit
  • Diplomë universitare në lëmin përkatëse ose të ngjashme ( e dëshirueshme)
  • Të jetë njohës i mirë i fushës së Planifikimit Hapësinor
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime,
  • Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile
  • Kopja e lejes së njoftimit

 

  1. Komiteti Konsultativ për persona me aftësi të Kufizuar (7 anëtarë)

Pozita:  Anëtarë i Komitetit Konsultativ për Persona me aftësi të Kufizuar

Kompensimi:  50€ për një mbledhje (mbledhjet mbahen varësisht nga nevoja, por së paku duhet të mbahen gjashtë (6) takime në vit

Mandati i anëtarit të Komitetit: 4 vjeçar

Mbikëqyrja:  Kuvendi i Komunës së Gjilanit

Kompetencat:

  • Ofrimi i propozimeve për rregullore të ndryshme dhe akte tjera të brendshme për fushën e aftësisë së kufizuar
  • Koordinimi i politikave, programeve dhe proceseve në lidhje me çështjen e aftësive të kufizuara dhe zhvillimi i hulumtime në fushën përkatëse
  • Analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e peronave me aftësi të kufizuar dhe të drejtat e tyre
  • Definimi i prioriteteve dhe masave të nevojshme që duhet të ndërmerr nga Kuvendi i Komunës dhe Shoqëria Civile për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me peronat me aftësi të kufizuar në secilin sektorë
  • Hulumtime të ndryshme, mendime dhe ide rreth iniciativave të ndërmarra nga Kryetari i Komunës, Komitetet e përhershme apo edhe Kuvendi i Komunës në fushën e Personave me aftësi të kufizuar
  • Paraqitja e pikëpamjeve dhe mendimeve të qytetarëve te Kryetari i Komunës dhe Kuvendi i Komunës
  • Përcjell dhe kujdeset për procedurat nëpër të cilat duhet të kalojnë dokumentet nga sfera e personave me aftësi të kufizuar, të cilat në pajtim me dispozitat ligjore miratohen në Kuvendin e Komunës.
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat dalin nga fusha e Personave me aftësi të Kufizuar.

 

Kushtet:

  • Të jetë banor i Komunës së Gjilanit
  • Diplomë universitare në lëmin përkatëse ose të ngjashme ( e dëshirueshme)
  • Të jetë njohës i mirë i fushës së Personave me aftësi të Kufizuar
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime,
  • Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile
  • Kopja e lejes së njoftimit

 

Kandidatët e interesuar për aplikim, aplikacionet mund t’i marrin në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (ish Objekti i Bankosit)

Aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim

Përzgjedhja e anëtarëve të Komiteteve Konsultative bëhet nga Panelet përzgjedhëse për secilin Komitet , të formuara nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ofron mundësi të barabarta të anëtarësimit në Komitetet e KK-së  për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Komunës.

 

Vërejtje: Dokumentacioni i bashkangjitur aplikacionit duhet të jetë i fotokopjuar. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni Njësinë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Thursday February 28th, 2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?