Aktualisht Aztech Shpk për piken e shitjes ne Prishtinë kërkon të rekrutojë me orar të plotë;

Shitës/e në Prishtinë (3 pozita)

Detyrat dhe përgjegjsitë:

– Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrim i shërbimeve,
– Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,
– Ndihmon konsumatorët për të bërë zgjidhej duke ndërtuar raporte të besueshëm-duke ofruar sugjerime dhe opinione,
– Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë,
– Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve,
– Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara,
– Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,
– Monitoron dhe mirëmban dyqanin,
– Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

– Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
– Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune në shitje,
– Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
– Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
– Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
– Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
– Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,
– Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë:

– Orar fleksibil të punës,
– Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
– Mundësi reale të zhvillimit profesional,
– Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
– Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 05.03.2019.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 11:59pm, Tuesday March 5th, 2019.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?