Republika e Kosovës Komuna e Gjilanit

Në bazë nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi. 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin civil, Komuna e Gjilanit shpall :

K O N K U R S

Për plotësimin e pozitave punuese,

Drejtoria për Arsim

1.IP “Dardania” Gjilan

 Sekretar i SHFMU 

“Vatra e Diturisë” Livoq i Epërm, AR/680

Nr. i ekzekutuesve 1 (një)
Koeficienti: 6.3
Lloji i emërimit : I KARRIERËS
Orari i plotë : 40 orë në javë
Nr. i ref. RN00004415

Qëllimi i vendit të punës: Kryerja e punëve profesionale juridike dhe administrative si dhe zbatimi i ligjshmërisë në shkollë.

Detyrat kryesore :
1. Është përgjegjës për zbatim të ligjshmërisë në shkollë,
2. Bënë përgatitjen e projekt- akteve normative të shkollës, kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre,
3. Kryen punët profesionale dhe administrative,
4. Udhëheqë protokollin dhe arkivin e shkollës,
5. Mbanë librin amë të të punësuarve,
6. Bënë pranimin e postës,
7. Kujdeset për mirëvajtjen e punëve të nëpunësve ndihmës-teknik,
8. Kryen edhe punë të tjera juridike administrative dhe për punën e tij i përgjigjet drejtorit të shkollës;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
Diplomë universiteti;Fakulteti juridik, administratë publike
2 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit
• Njohja e legjislacionit nga lëmia e punës,
• Njohje e shkëlqyeshme e punës me kompjuter(Wor exel etj)

Çdo kandidat (aplikues) për pozitat e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:

dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës,
dëshmi mbi përvojën e punës aty ku kërkohet ,
3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
4. dokumentin e identifikimit
5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data; 06.03.2019 deri më datë; 20.03.2019 ora 16:00.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nëse pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në afat prej 30 ditësh nuk tërhiqen të njëjtat nuk do të kthehen.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Wednesday March 20th, 2019.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?