Republika e Kosovës Komuna e Gjilanit

Në bazë nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi. 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin civil, Komuna e Gjilanit shpall :

K O N K U R S

Për plotësimin e pozitave punuese,

Drejtoria për Arsim

1.IP “Dardania” Gjilan

 Zyrtar i depos 3, AD/ 220/Konvikti i nxënësve dhe studentëve

Nr. i ekzekutuesve 1 (një)
Koeficienti: 5
Lloji i emërimit : I KARRIERËS
Orari i plotë : 40 orë në javë
Nr. i ref. RN00004417

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e mallit si dhe
shpërndarjen e tij tek njësit organizative të institucionit

Detyrat Kryesore:

Është përgjegjës për organizimin e depos në përputhje me procedurat dhe politikat e organizatës,
Mban evidenca të sakta dhe të plota të mallit në kopje fizike dhe elektronike dhe ruan të gjitha të dhënat relevante të mallit;
Bënë pranimin e mallit, kujdeset për mirëmbajtjen dhe bënë shpërndarjen sipas kërkesave të njësive organizative dhe zyrtarëve;
Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponim të mallit dhe përgatit planet e deponimit të mallrave në ardhje;
Përgatit raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo;
Përgadit të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshëm për asgjësimin e mallrave të pa përdorshëm;
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës,
Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata,dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerët;
Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
Shkathtësi kompjuterike në programet Word, Excel;
Arsimim i mesëm,trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;

Për pozitat e cekur më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi 2 të LSHCK.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitat e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:

dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës,
dëshmi mbi përvojën e punës aty ku kërkohet ,
3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
4. dokumentin e identifikimit
5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data; 06.03.2019 deri më datë; 20.03.2019 ora 16:00.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nëse pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në afat prej 30 ditësh nuk tërhiqen të njëjtat nuk do të kthehen.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Wednesday March 20th, 2019.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?