Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës

  • Qëllimi i konsulencës është hartimi i raportit i cili analizon arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë, rëndësinë e tij si dhe identifikon sfidat me të cilat përballet ky nivel i arsimit në Kosovë.Angazhimi përfshin aktivitetet në vijim:
  • Zhvillimi i planit të punës për realizimin e hulumtimit;
  • Shqyrtimi i dokumenteve të ndryshme/relevante në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional;
  • Përgatitja dhe udhëheqja e diskutimeve në grup/intervistave/pyetësorëve me qëllim të mbledhjes së të dhënave; PËRSHKRIM I DETYRAVE TË PUNËS F-113 Prishtinë v. 1.0 Faqe 2 nga 2 2
  • Përpunimi i të dhënave të mbledhura;
  • Hartimi i raportit duke u bazuar në të gjeturat nga hulumtimi;
  • Prezantimi i raportit.

Rezultatet e pritshme

  • Hartohet metodologjia e hulumtimit.
  • Mblidhen të dhënat sasiore dhe cilësore varësisht nga qëllimi dhe metodologjia e hulumtimit.
  • Hartohet raporti i cili përmban të dhëna sasiore dhe cilësore të cilat pasqyrojnë gjendjen dhe sfidat e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
  • Sudimi përmban/ofron rekomandime për përmirësim e gjendjes, përkatësisht tejkalimin e sfidave të identifikuara.
  • Të gjeturat nga raportet prezantohen dhe diskutohen me të gjitha palët në fushën e arsimit.

Kualifikimet  

  • Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave sociale.
  • Njohje e mirë e sistemit të arsimit në Kosovë.
  • Njohje e mirë e arsimit dhe aftësimit profesional si dhe punësimit në Kosovë.
  • Njohuri të mira të metodave themelore të hulumtimit në shkencat shoqërore.
  • Përvojë të mëhershme në hartimin e raporteve në fushën e arsimit.
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit të të gjeturave nga raportet.

 Raportimi

Konsulenti i raporton menaxherit të projektit, Kushtrim Bajrami.

Dokumenti duhet të dorëzohet në formë elektronike (në formatin Ms Word, fonti Times New Roman, madhësia e fontit 12), në gjuhën shqipe apo angleze.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?