Detyrat kryesore:

Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 15%
Ndihmon në hartimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, politikave, procedurave dhe dokumenteve lidhur me procesin e monitorimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare, dhe jep rekomandime për avancimin e shërbimeve; 15%.
Zhvillon dokumente dhe metoda praktike për monitorim dhe implementim të mjekësisë familjare dhe të njëjtat i promovon në të gjitha QMF nëpër Kosovë; 15%
Monitoron punën e Qendrave të mjekësisë Familjare, dhe për të njëjtat harton raport me shkrim, duke bashkangjitur rekomandimet për përmirësim të shërbimeve; 15%
Koordinon shkëmbimin e përvojave të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe për të njëjtin qëllim organizon tryeza, simpoziume, konferenca, seminare etj.; 15%
Bashkëpunon me institucione ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në nivelin rajonale e më gjerë; 10%
Mbështet eprorin në marrjen e vendimeve dhe palët e interesit në hartim të materialeve promovuese dhe koordinon fushatat me menaxhmentin e Qendrave të Mjekësisë familjare; 10%;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;5%.

Shkollimi i kërkuar: Diploma universitare (Fakulteti i Mjekësisë).

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

Minimum 3 vite përvojë pune profesionale
Njohuri dhe përvojë në fushën e mjekësisë familjare
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me mjekësinë familjare
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 14.03.2019 deri 28.03.2019.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?