I.Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta
 
1. SHFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan
•Një mësimdhënës të ciklit klasor
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim me kontratë të punës deri më 30.05.2019

2. SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan
•Një mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë për 14 orë

3. SHFMU “Ibrahim Uruçi” në Bresalc
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim me kontratë të punës deri më 26.10.2018

4. SHFMU “Vesel Muji” në Mihir
•Një mësimdhënës i ciklit klasor, paralelja e ndarë në Ponesh.
•Një mësimdhënës i lëndës së matematikës për 16 orë

5. SHFMU “Sadullah Brestovci” në Gjilan
•Një Edukatore, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri 28.02.2019

6. SHFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan
•Një mësimdhënës i lëndës së Edukatës Fizike për 12 orë
•Një mësimdhënës të ciklit klasor

7. SHFMU “Vehbi Ibrahimi” në Uglarë
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 28.02.2019
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim me kontratë të punës deri më 17.01.2022 vendi i drejtorit të shkollës

8. SHFMU “Ramiz Cernica” në Cernicë
•Dy mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 28.02.2019 paralelja e ndarë në Gumnishtë
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, paralelja e ndarë në Gumnishtë
•Një mësimdhënës i lëndës së Edukatës Qytetare për 12 orë

9. SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër
•Një mësimdhënës për gjuhë angleze, zëvendësim pushim pa pagesë deri 31.08.2019
•Dy mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 28.02.2019
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës nga 01.10.2018 deri 31.03.2019
•Një mësimdhënës i lëndës së Biologjisë, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 30.11.2018

11. SHFMU “Dëshmoret e Kombit” në Livoq të Ulët
•Një mësimdhënës i lëndës së Biologjisë për 16 orë

12. SHFMU “Abdullah Tahiri” në Malishevë
•Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 28.02.2019

13. SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan
•Një mësimdhënës për lëndën e historisë 12 orë, zëvendësim deri më 11.07.2020 vendi i zëvendës drejtorit të shkollës

II.Institucioni Parashkollor


1.IP “Ardhmëria1” Gjilan

•Një edukatore

III.Shkollat e Mesme të Larta

1. Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”
•Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës në paralelën turke për 12 orë
•Një mësimdhënës Fizikë-Astronomi në paralelën turke 8+2 orë

2. SH.M.L. “Marin Barleti”
•Një mësimdhënës i lëndës së Sociologjisë për 10 orë

3. SH.M.L. “Adem Kastrati”
•Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës për 18 orë
•Një mësimdhënës i lëndës së Arkitekturës për 15 orë

4. Shkolla e Mesme e Muzikës
•Një mësimdhënës për lëndën e baletit 10 orë

Kontratat e punës (përveç pushimeve të lehonisë dhe atyre të përcaktuara) lëshohen deri më 31.08.2019. Pas skadimit të këtyre kontratave për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2019/2020, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla. 

Kushtet e konkursit:
Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi.  Të gjithë kandidatët të cilët  kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës   e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet  vendbanimi i kandidatit,  vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit .
Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi. 

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.

Sqarim: 
Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.  
Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur  emrat e shkollave ku aplikon. 
Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët  do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?