Kërkesat e përgjithshme 

  • Rezultate të mira gjatë studimeve me notë mesatare mbi 8.5
  • Pasion dhe dëshirë për mësim dhe për të bërë ndryshimin
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt në trajnim (e domosdoshme)
  • Shkallë të lartë të iniciativës, përgjegjësisë, kreativitetit dhe vullnetit krijues
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në lexim, shkrim dhe komunikim
  • Të ketë patent shoferi kategori B me përvojë në vozitje (e dëshirueshme)

Kërkesat specifike

  • Të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik, drejtimi kontabilitet, banka dhe financa
  • Të jetë student apo teknik i certifikuar pranë SCAAK (e dëshirueshme)

Matja e rezultatit dhe vlerësimi

  • Kandidatët do të maten në performansë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse
  • Kandidatët duhet të certifikohen në QuickBooks
  • Kandidatët duhet të tregojnë interesim të dalluar dhe të kontribuojnë në grup

Çka mund të prisni

  • Mundësi punësimi pas rezultateve të dalluara në trajnim
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe personal me zhvillim karriere
  • Përfitim nga përvoja profesionale e një kompanie lidere në treg
  • Klimë pune e hapur, motivuese dhe e orientuar në punë ekipore
  • Projekte interesante nga fusha të ndryshme
  • Mundësi të jeni pjesë e historisë së transformimit digjital në Kosovë

Për të aplikuar dërgoni email në info@melita-partners.com  duke bashkangjitur:

  • Letër motivuese për pozitën që aplikoni;
  • CV-në tuaj të përditësuar (me referenca nga përvojat e deritanishme me detaje kontaktuese)

Informata shtesë

Për kandidatët ofrohet trajnim falas në QuickBooks me certifikim ndërkombëtar (QBCU), në formë të trajnimit në bllok me ushtrime dhe projekte praktike si dhe me ofertë punësimi pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit dhe certifikimit.

Trajnimi është intensiv për një muaj, që nënkupton angazhim me orar të plotë gjatë ditëve të punës (e hënë-e premte). Gjatë kësaj kohe do të ketë trajnime dhe ushtrime praktike në përdorimin e QuickBooks.

Trajnimet mbahen nga këshilltar të certifikuar në QuickBooks, kontabilist të certifikuar me përvojë të gjerë praktike në kontabilitet dhe QuickBooks.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe,kurse materialet janë në gjuhën angleze dhe testi i certifikimit është në gjuhën angleze.

Kandidatët do të mbështeten nga mentorë profesionistë gjatë gjithë trajnimit

Kandidatët do të punojnë në detyra konkrete të lidhura me materien e mësuar

Kandidatët do të punojnë në ekip për raste studimi dhe do të ushtrojnë rolet përkatëse

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?