Kërkesat e përgjithshme
- Rezultate të mira gjatë studimeve me notë mesatare mbi 8.5
- Pasion dhe dëshirë për mësim dhe për të bërë ndryshimin
- Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt në trajnim (e domosdoshme)
- Shkallë të lartë të iniciativës, përgjegjësisë, kreativitetit dhe vullnetit krijues
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në lexim, shkrim dhe komunikim
- Të ketë patent shoferi kategori B me përvojë në vozitje (e dëshirueshme)
Kërkesat specifike
- Të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik, drejtimi marketing, administrim biznesi ose ekuivalent
- Shkathtësi në komunikim, negocim dhe i vëmendshëm në detaje,
- Shkathësi në prezentim
- I orientuar në rezultate dhe arritje të targetave
Matja e rezultatit dhe vlerësimi
- Kandidatët do të maten në performansë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse
- Kandidatët duhet të certifikohen në QuickBooks
- Kandidatët duhet të tregojnë interesim të dalluar dhe të kontribuojnë në grup
Çka mund të prisni
- Mundësi punësimi pas rezultateve të dalluara në trajnim
- Mundësi zhvillimi profesional dhe personal me zhvillim karriere
- Përfitim nga përvoja profesionale e një kompanie lidere në treg
- Klimë pune e hapur, motivuese dhe e orientuar në punë ekipore
- Projekte interesante nga fusha të ndryshme
- Mundësi të jeni pjesë e historisë së transformimit digjital në Kosovë
Për të aplikuar dërgoni email në info@melita-partners.com duke bashkangjitur:
- Letër motivuese për pozitën që aplikoni;
- CV-në tuaj të përditësuar (me referenca nga përvojat e deritanishme me detaje kontaktuese)
Informata shtesë
Për kandidatët ofrohet trajnim falas në QuickBooks me certifikim ndërkombëtar (QBCU), në formë të trajnimit në bllok me ushtrime dhe projekte praktike si dhe me ofertë punësimi pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit dhe certifikimit.
Trajnimi është intensiv për një muaj, që nënkupton angazhim me orar të plotë gjatë ditëve të punës (e hënë-e premte). Gjatë kësaj kohe do të ketë trajnime dhe ushtrime praktike në përdorimin e QuickBooks.
Trajnimet mbahen nga këshilltar të certifikuar në QuickBooks, kontabilist të certifikuar me përvojë të gjerë praktike në kontabilitet dhe QuickBooks.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe,kurse materialet janë në gjuhën angleze dhe testi i certifikimit është në gjuhën angleze.
Kandidatët do të mbështeten nga mentorë profesionistë gjatë gjithë trajnimit
Kandidatët do të punojnë në detyra konkrete të lidhura me materien e mësuar
Kandidatët do të punojnë në ekip për raste studimi dhe do të ushtrojnë rolet përkatëse
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.