Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në draftimin e Kornizës së Marrëveshjes për prokurimin direkt të barnave për prokurim ndërkombëtarë, duke u bazuar në ligjin e prokurimit të Kosovës dhe praktika të mira internacionale.

  • Ofron mbështetje dhe eksperizë ligjore për Task Forcën për Tranzicion (TFT) në MSh, për tranzicionin e menagjmentit të granteve të FG në Kosovë nga marrësi kryesor i tanishëm „Fondi për zhvillim Komunitarë“ në institucionet vendore, ashtu siç është e paraparë në termat e referencës së TFT.

  • Ofron shërbime ligjore tek TFT për çdo barrier, dokument dhe këshillon në çështje ligjore që mund të ngriten gjatë periudhës së kontratës.

  • Mbështet MKK-në në procesin e filluar të reformimit, duke konsideruar lidhjen e tij me komitetet e HIV dhe TB në MSH, TFT, dhe trupat e tjerë koordinues brenda sektorit të shëndetësisë, duke e drejtuar reth një qëndrueshmërie dhe integrimi të funksioneve në strukturat nacionale.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare ne juridik, studimrt pas universitare do të konsiderohen përparësi;

  • Së paku tre (3) vite përvoje pune, duke mbështetur programme reformuese;

  • Përvojë në zhvillimin dhe planifikim të programeve, njohuri dhe përvojë në kontraktim, administrim të granteve, sisteme menaxheriale, procedura operacionale dhe menagjim financiar;

  • Përvojë në menaxhim të proceseve, menaxhim të hisedarëve, politika te takimeve, rrjeteve dhe organizatave, e preferueshme do të jetë përvoja në sektorin shëndetësorë;

  • Njohuri reth modaliteteve te GFATM dhe strukturave të tij, sidomos njohuri reth MKK dhe MK do të jenë avantazh;

  • Njohuri dhe familjarizëm me ceshjet e sektorit shëndetësorë, sidomos reth TBC dhe HIV dhe fuqizimit të Sistemit Shëndetësore do te jetë avantazh;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Aftësi të larta në Microsoft Word, Excel, Power Point;

  • Eksperiencë ne Email dhe forma elektronike të komunikimit;

  • Aftësi të provuar për komunikim dhe ndërveprim me zyrtar të nivelit të lartë të Qeverisë, OJQ-ve dhe sektorit privat;

  • Aftësi në të shkruar në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe;

  • I vetë-motivuar, pa nevojë për mbikëqyrje në baza ditore, punon nën presion dhe mund të menaxhojë disa detyra në të njëjtën kohë;

  • Aftësi për te arkivuar dhe organizuar dokumentet e ndryshme

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim : Të drejtën për aplikim kanë të gjithë qytetarët e moshës së rritur të Republikës së Kosovës dhe personat me shtetësi të huaj me aftësi të plota për punë, me arsim të lartë të kryer dhe që kanë profesionalizëm për kryerjen e detyrave të parapara.

Numri i Referencës: MSh-15/05/2019

Aplikimi:

Kërkesat / CV duhet të dërgohen në zyrën 23 në Ministrinë e Shëndetësisë, Arberia, Rr. Zagreb, nn, (ish Spitali i mushkërive) ose në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Në kërkesë duhet të përcaktohet qartë pozicioni dhe numri i referencës. Kontakti mund të bëhet edhe në numrin telefonik 038 212 – 276.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?