Kërkesat bazë për arsimim, kualifikim, eksperiencë:

  • Duke qenë se kompania është e fokusuar në distribucionin e produkteve TI-së, është e preferueshme që kandidatët të kenë diplomë universitare në degë të profileve teknike;
  • Të paktën 2 vite përvojë në pozicione pune analoge në kompani private;
  • Njohuri shumë të mira për produktet e TI-së;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon tregton kompania si dhe specifikimet e tyre;
  • Njeh përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët për produkte specifike;
  • Ndjek në mënyrë aktive shitjen e një game të produkteve në të gjitha kanalet e shitjes të kompanisë;
  • Kë shillon dhe jep zgjidhje teknike për prezantimin tek klienti të produkteve specifike apo zgjidhje të kompanisë në fazat e shitjes;
  • Përgatit materiale sqaruese dhe prezantuese mbi produktet ekzistuese dhe të reja, në interes të klientit apo të procesit të shitjeve.

Informata shtesë

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në E-mail adresën: humanresources@itd-ks.com

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?