KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Preferuar Bachelor Degree ne Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo të ngjashme me to;
  • Njohuri të mira në IT, Servera Storage, Network/ Security;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në fushën e teknologjisë informative;
  • Njohuri hyrëse në Project Management;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në shkrim dhe komunikim;
  • Aftësi të mira të punës në grup.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade;
  • Njeh produktet konkurrente ne treg dhe avantazhet apo disavantazhet e tyre. Krahason specifikat teknike, çmimet etj, me produktet tona;
  • Mban marrëdhënie me furnitorët në nivelin e përcaktuar të komunikimit;
  • Bashkepunon me furnitorët në përzgjedhjen e produkteve në funksion të zgjidhjes së ofruar të klientëve;
  • Njeh të gjitha veglat e ofruara (portals, configurator tools etj.) nga furnitorët e paisjeve për të krijuar ofertë të kompletuar teknike dhe financiare;
  • Njeh nivelin e çmimeve të produkteve në tregun vendas;
  • Realizon arritjen e çmimeve konkurruese të blerjes.
  • Sugjeron çmimet e shitjes dhe kryen procedurat përkatëse për administrimin e tyre;
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët. Ndjek në sistemin e furnitorit statusin e porosisë;
  • Njeh politikat e marketingut te vendorëve dhe kushtet për plotësimin e tyre;
  • Në bashkëpunim me stafin e shitjes, mbledhë kërkesat e klientëve dhe pergatitë materiale sqaruese dhe prezantuese, mbi produktet ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
  • Të shkruaj zgjidhjen e kërkuar sipas ekspertizës që disponon, në rast kërkese për ofertim;
  • Të ofroj suport pre dhe post sales (të natyrës informuese dhe këshilluese);
  • Të dizajnoj/ krijoj specifikimet teknike për projekte, sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit. Krijon marrëdhënie me klientë.
  • Të raportoj në mënyrë frekuente mbi aktivitetin e ushtruar, dhe të sugjeroj hapat e rradhës për të realizuar detyrat/objektivat e përcaktuara;
  • Të kryej me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe të raportoj në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre;
  • Njeh mirë sistemin e kodifikimit të produkteve;
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve për hapjen e rregullt të kartelave në magazinë, emërtimin e rregullt dhe uniform të produkteve për shitje, kontrollin e çmimeve të importit, kostos, etj.;
  • Të njoh dhe zbatoj me përpikmëri procedurat operacionale, instruksionet e punë dhe rregulloret e punës të lidhura me postin;
  • Është përgjegjës të përgatitet dhe të marrë certifikimet që kompania i ngarkon.

INFORMATA SHTESË

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në E-mail adresën: humanresources@itd-ks.com


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?