Kualifikimet e kërkuara:

  •  MSc. i makinerisë;

  • Inxh. i dipl. i makinerisë

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;

  • Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;

  • Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;

  • Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;

  • Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;

  • Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;

  • Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.

Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;

  • Dëshminë mbi përvojën e punës;

  • Referenca dhe Rekomandime;

  • Trajnime profesionale;

  • Kopjen e letërnjoftimit;

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 05/2015, nuk shqyrtohen.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;

  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;

  • Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);

  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese

  • Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

  • Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;

  • Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

 Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu

Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?