Përgjegjësitë:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e përmbarimit;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat;
  • Të ndërmerrë veprime përmbarimore pranë Gjykatave;
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;

Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.

Kualifikimet:

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi të shquara analitike;
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”;
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online, të cilin e gjeni në: www.fincakosovo.org ose dërgoni CV- në tuaj dhe letrën motivuese në e-mail adresën recruitment@fincakosovo.org ose hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?