Përgjegjësitë:

  • Analizimin e nevojave për zhvillimin e programeve në sistemin e TI dhe dokumentimin e analizave me të gjitha specifikimet e zhvillimit bazuar në kërkesa
  • Testimin e zhvillimeve
  • Trajnimi/njoftimi i përdoruesve të fundit lidhur me zhvillimet/ndryshimet e reja
  • Zgjidhja e problemeve të sistemit bankar apo të ndonjë softueri tjetër
  • Organizimi dhe të vënit në punë e projekteve të TI-së
  • Bashkëpunimi me partnerët që të ju ofrohen zgjidhje kërkesave të përdoruesve

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Kompjuteri Inxhinierike, Shkence Kompjuterike apo nformatikë Biznesi
  • Së paku dy/tri vite përvojë pune në sektorin bankar apo institucione financiare
  • Njohuri te avancuara në SQL, MS Office
  • Njohuri ne raportimin e te dhenave
  • Njohuri të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe financave
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për vendimmarrje të shpejta
  • Parashikimi dhe evaluimi i riskut
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Të menduar analitik dhe evaluim efektiv të rezultateve
  • Aftësi komunikuese me klientët e brendshëm dhe te jashtëm
  • Njohuri të shkëlqyera në të folur dhe të shkruar në gjuhë shqipe dhe angleze
  • Patentë Shoferi

Aplikimi duhet të bëhet ‘online’ nëpërmjet uebfaqes së bankës www.teb-kos.com. Për të aplikuar ju lutem referohuni në Mundësi Punësimi dhe ndiqni linkun https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?