Detyrat kryesore:

  • Përgatit dokumentacionin për projekte, përfshirë dizajnët, specifikacionet teknike, paramanat, parallogaritë dhe tërë dokumentet teknike (sistemet e alarmit, sistemet e kontrollimit automatik, sistemet audio vizuale, sistemet e BMS, sistemet elektro-makinerive);
  • Mbikëqyrë punët e instalimeve elektrike dhe elektro-makinerive në punë të projekteve në punishte dhe kontrollon librin ndërtimor si dhe ditarin e punës për çdo ditë deri në kalimin e periudhës së defekteve dhe periudhës së garancionit;
  • Menaxhon dhe kontrollon sistemin e pagesave që të realizohet sipas kushteve të kontratës për projektet me të cilat është i ngarkuar;
  • Ndihmon në përgatitjen e planifikimeve buxhetore dhe raporteve të nevojshme mbi projektet;
  • Merë pjesë në komisionet në të cilat caktohet nga udhëheqësi për hapje të ofertave dhe vlerësimeve për projektet inxhinjerike të ndërtesave shëndetësore dhe kujdeset që oferta e rekomanduar t’i përmbush standardet teknike të pranuara vendore dhe ndërkombëtare;
  • Kontrollon dhe përcakton tipin dhe kualitetin e materialit që do të përdoret gjatë ekzekutimit të punimeve që t’i përmbush kushtet sipas standardeve teknike;
  • Ndihmon të grumbulloj dhe arkivojë të gjitha dokumentacionet detale dhe udhëzimet e përdorimit të pajisjeve (i kërkon kontraktori) si dhe dizajnët e fundit sipas ekzekutimit të punimeve në punishte;
  • Kryen punë sipas kërkesave te eprorit, nga komponenti inxhinjerik, profesionale dhe aktivitete te veçanta qe ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e DI-së.
  • Përgatit raporte për aktivitetet e kryera periodike dhe sipas kërkesës.

Shkollimi i kërkuar: Diplome Universitare – Inxhinier i Diplomuar në Ndërtimtari, Arkitekturë, Makineri ose Elektro.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku tre (3) vite përvojë në menaxhim të projekteve, rreth përgatitjes së projekteve dhe mbikëqyrjes së punëve inxhinjerike, të cilat dëshmohen me CV, rekomandime dhe kontrata mbi përvojën e punës;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe shkruar në gjuhët zyrtare, gjuha angleze është përparësi;
  • Veçori të forta ndër-personale, përfshirë edhe aftësi për të punuar në ambient ekipor;
  • Aftësi e dëshmuar pune nën mbikëqyrje të kufizuar, ndarja e detyrës në prioritete, dhe plotësimi i afateve kohore;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Patentë shofer valide-kategoria “ B”.
  • Aftësi të mira kompjuterike (Word, Excel, Internet,). E domosdoshme njohja e ARCHICAD-it dhe AutoCAD-it.

Nr. i Referencës: MSh-17/07/2019

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?