Detyrat kryesore:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Vlerëson nevojat dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore si dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore në komunë;
  • Bashkëpunon me qendrën kryesore të mjekësisë dhe institucionet tjera për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë;
  • Mbledh, analizon informatat dhe të dhënat statistikore dhe përcjell trendin e shëndetit primar;
  • Monitoron zbatimin e projekteve dhe buxhetit për shërbimet shëndetësore dhe harton raporte periodike dhe përfundimtare;
  • Monitoron furnizimin me barna dhe material sanitar si dhe realizimin e planeve për ngritjen e kapaciteteve të personelit të mesëm shëndetësor;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi ose Shëndetësi Publike.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e shëndetësisë;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme ne lëmin e shëndetësisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276. Nr. i Referencës: MSh-19/07/2019

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?