Detyrat kryesore:

  • Propozon dhe ndihmon për hartimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit në fushën e promovimit shëndetësor;
  • Propozon dhe ndihmon për hartimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit në fushën e edukimit shëndetësor;
  • Koordinon dhe mbështet mekanizmat e koordinimit me institucionet qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Monitoron dhe raporton për aktivitetet promovuese dhe edukuese shëndetësore;
  • Në bashkëpunim me institucionet tjera relevante promovon mënyra të shëndetshme të jetesës me theks të veçantë te të rinjtë;
  • Koordinon aktivitetet me njësitë organizative të MSh-së;
  • Bën kërkime në teren dhe vlerëson kënaqshmërinë e qytetarëve lidhur me promovimin dhe edukimin shëndetësor në institucione dhe në komunitet;
  • Mbështet eprorin në marrjen e vendimeve dhe harton raporte periodike;
  • Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyre të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Degët e Mjekësisë

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të proceseve të politikbërjes;
  • Trajnime profesionale në fushën përkatëse;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të koordinimit dhe të komunikimit;
  • Njohuri dhe shkathtësi të mira të punës me kompjuter;
  • Njohje e gjuhës angleze është përparësi.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276. Nr. i Referencës: MSh-18/07/2019

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?