Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

  • Përpilon kontrata dhe anekse për qiradhënie të hapësirave të objektit
  • Përpilon kontrata dhe anekse për personel;
  • Siguron përfaqësimin gjyqësor për mbrojtjen e kompanisë në të gjitha shkallët gjyqësore dhe administrative, civile, penale, përmbarues në të gjitha nivelet në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Është përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike si dhe jep udhëzime në aspektin ligjore;
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe aplikimin e rregullave dhe akteve ligjore që ndërlidhen me kompaninë si dhe merr pjesë në hartimin , përpilimin, ndryshimin e rregullave, procedurave, të përcaktuara nga kompania;
  • Jep udhëzime ligjore për çështje rregullative-ligjore për kompaninë si përcakton lëndët me rëndësi dhe propozon masa juridike për mbrojtjen e kompanisë tek instancat gjyqësore;
  • Koordinon punën më të gjitha organet, shtetërore, Gjykata, agjencione te ndryshme, përmbaruese , vlerësuese dhe zyrtarë tjerë relevant të fushës ligjore;
  • Ndihmon në përgatitjet e procedurave dhe akteve tjera si dhe përcjell ndryshimet në legjislacion;

Kërkesat për këtë pozitë:

  • Diplomë universitare të Fakultetit Juridik
  • Minimum 3 vite përvojë në fushën e ligjeve për korporata
  • Aftësi për të shkruar përmbajtje dhe akte ligjore
  • Njohja e plotë e ligjeve respektive
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?