TEB një ndër bankat  më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Specialist/Mbikëqyrës i Zgjidhjeve të Biznesit me fokus Sistemin e Kartelave për Zyrën Qendrore

Përgjegjësitë:
Analizimin e nevojave për zhvillimin e programeve në sistemin e TI-së dhe dokumentimin e analizave me të gjitha specifikimet e zhvillimit bazuar në kërkesa
Testimin e zhvillimeve
Trajnimi/njoftimi i përdoruesve të fundit lidhur me zhvillimet/ndryshimet e reja
Zgjidhja e problemeve të sistemit bankar apo të ndonjë softueri tjetër
Organizimi dhe të vënit në punë e projekteve të TI-së
Bashkëpunimi me partnerët që të ju ofrohen zgjidhje kërkesave të përdoruesve

Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në Kompjuteri Inxhinierike, Informatikë Biznesi apo Administrim Biznesi
Së paku tre vjet përvojë pune në fushën e sistemit të kartelave; debit kartela, kredit kartela, bankomate, pika të shitjes (POS).
Përvojë pune në menaxhimin e projekteve
Të ketë aftësi në menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e problemeve
Aftësi për vendimmarrje të shpejta
Parashikimi dhe evaluimi i riskut
Efikas në punë ekipore
Aftësi për punë nën presion
Njohuri në SQL, MS Office
Të menduar analitik dhe evaluim efektiv të rezultateve
Aftësi komunikuese me klientët e brendshëm dhe te jashtëm ï‚· Njohuri të shkëlqyera në të folur dhe të shkruar në gjuhë shqipe dhe angleze
Të ketë patentë shoferi

Aplikimi duhet të bëhet ‘online’ nëpërmjet uebfaqes së bankës www.teb-kos.com.

Për të aplikuar ju lutem referohuni në Mundësi Punësimi dhe ndiqni linkun https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 05.08.2018.
Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?