Përgjegjësitë:

  • Të identifikoj klientët potencial për kreditë e Agro Bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore; 
  • Të monitoroj trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtoj dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtoj portfolion dhe bazën e Agro klientëve;
  • Te vlerësoj riskun e kredisë;
  • Të menaxhoj në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e Agro Biznesit;
  • Të menaxhoj me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë  institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universiteti në agro biznes, ekonomi ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e agro biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit mikro-financiar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org apo nëhr@fincakosovo.orgNë titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.  Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?