Kërkesat për Zhvillues “Full Stack”
- Përvojë 2+ vite në zhvillimin e web aplikacioneve dhe aplikacione biznesi;
- Përvoje pune 2+ në HTML, CSS, JS dhe PHP
- Përvojë pune në databaza relacionale (MYSQL)
- Diplomë në shkenca kompjuterike apo gati per diplomim;
- Të kuptoj dhe të ketë përvojë në tërë ciklin e zhvillimit softuerik;
Aftësi të dëshiruara
- Aftësi apo përvojë në përdorim të Laravel, Angular, Codeigniter
- Aftësi apo përvojë në dizajn grafik
- Certifikime në ndonjërën nga fushat e lartëpërmendura.
Kërkesat e përgjithshme
- Të ketë iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja;
- Të kryej detyrat e caktuara me minimum pyetje duke hulumtuar vetë për zgjidhjet;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshmë të gjuhës angleze profesionale
- Të posedoj aftësi analitike, të kuptoj kërkesat e klientave dhe të ofroj zgjidhje;
- Të jetë i gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe pranoj sugjerime;
- Të ketë aftësi të dokumentoj kërkesat;
- Të posedoj aftësi organizative duke u përqendruar në detaje;
- Të ketë aftësi të trajtoj të dhëna sensitive dhe të mbaj nivelin e konfidencialitetit ;
- Të ketë dëshirë për avancim të vazhdueshëm;
- Të posedojë patentë shoferi;
Nëse posedoni aftësitë e duhura dhe dëshironi të zhvilloheni mëtutje, atëherë plotësoni CV e juaj me shënimet më të fundit, duke përfshirë edhe detajet si mëposhtë.
Tek përvoja e juaj profesionale ju lutem përshkruani:
- Projektin në të cilin keni punuar,
- Kompania apo organizata ku keni punuar
- Rolin e juaj në atë projekt
- Rezultatet e arritura me realizim të projektit
- Teknologjia e përdorur
dhe e dërgoni në hr@melita-partners.com
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.