Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
- Planifikimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, duke përfshirë publicitetin dhe PR
- Përcaktimin e objektivave, në koordinim me standardet e kompanisë.
- Planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të marketingut sipas buxhetit të planifikuar
- Planifikimin dhe menaxhimin e komunikimeve te brendshme në lidhje me marketingun në përputhshmëri me misionin, qëllimet dhe aktivitetet e kompanisë
- Planifikimin e promovimeve sipas orarit, kapacitetit dhe buxhetit
- Planifikimin e evenimenteve promocionale
- Përgjegjës/e për relacionet me media
- Ndërton dhe mirëmban relacionet me media, gazetarë, klientë dhe me publikun e gjerë
- Përgatitë dhe formulon përmbajtjet me interes në rrjete sociale si dhe komunikata për shtyp
- Kujdeset për imazhin e kompanisë në publik
- Komunikon dhe koordinon me ekipin e kompanisë dhe me qiramarrësit për planet dhe aktivitetet e marketingut
- Mbikëqyrë dhe koordinon zhvillimin e broshurave, pamfleteve dhe materialeve tjera të komunikimit për kompaninë
- Sigurohet që materialet e komunikimit të jenë me standard të lart
- Organizon dhe Koordinon evente promocionale për qendrën dhe qiramarrësit
- Mban kalendarin e datave të rëndësishme për qëllim të organizimit të eventeve datat e caktuara
- Menaxhon rrjetet sociale.
Kërkesat për këtë pozitë:
- Diplomë universitare në Marketing apo Administrim Biznesi
- Përvojë pune në pozicione të ngjashme minimumi 3 vite
- Njohje të mira në fushën e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun
- Aftësi të përballjes me situata komplekse
- Shkathtësi të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikëqyrëse dhe këshilluese
- Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal.
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, komunikim dhe negocim me palët
- Njohuri të gjuhës angleze (gjuha gjermane, turke apo gjuhe tjetër e huaj është përparësi).
Apliko duke dërguar CV në e-mail adresën: hr@galeria-ks.com.
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.