TEB një ndër bankat më me renome në  Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB po kërkon Praktikant i Sigurisë së Informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

· Të mbështes ekipin në dokumentimin të programeve, proceseve dhe procedurave të sigurisë së informacionit
· Të kontrolloj rregullshit email-in për alarme dhe njoftime. Të raportoj ato ngjarje që nuk mund të trajtoj personalisht tek mbikshyrësi
· Të hulumtoj rreth kërcënimeve dhe dobësive aktuale dhe të mundshme rreth sigurisë së informacionit
· Mbështet ekipin në kryerjen e kontrolleve të sigurisë së informacionit
· Mëson dhe punon me programe të ndryshme të cilat kërkojnë një qasje të orientuar në detaje
· Të njoftojë Menaxherin për progresin e tij dhe për pyetje të mundshme. Respektimi i orëve të punës sipas marrëveshjes
· Kryen detyra të tjera që kërkohen gjatë orarit të punës

Kualifikimet e kërkuara:

· Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në Shkenca Kompjuterike, Sisteme të Informacionit, dhe Inxhinjeri Kompjuterike
· Të ketë njohuri të mira në bazat e Shkenca Kompjuterike
· Të ketë njohuri bazike në sistemet operative Windows dhe Unix/Linux si dhe të koncepteve të rrjeteve dhe databazave.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe të ndjek udhëzime specifike
· I/E gatshëm të punoj në ekip dhe të zgjeroj përgjegjësitë e tij/saja
· Të ketë aftësi të mira analitike, hulumtuese dhe komunikuese ï‚· Të jetë i orientuar kah risku, dhe i gatshëm të punoj në analiza të detajuara dhe projekte
· Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com
Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ 

Afati i fundit për aplikim është 10.08.2018.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?