TEB Sh.A një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB Sh.A. është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar në pozitën: Mbikëqyrës i Riskut Operacional për të rekrutuar në ekipin dinamik të Departamentit të Menaxhimit te Riskut.

Përgjegjësitë:

Duhet të jetë në gjendje të identifikoj, monitoroj dhe raportoj të gjitha rreziqet operacionale të bankës.
Të ketë njohuri mbi rregulloret e BQK rreth riskut operacional.
Të analizoj, klasifikoj dhe monitoroj incidentet e riskut operacional, KRI dhe të njëjtën kohë jep rekomandime me qëllim të minimizimit të riskut operacional.
Duhet të asistojë në mënyrë aktive Menaxherin e Departamentit dhe kolegët për të koordinuar dhe zbatuar politikat e rrezikut operacional dhe implementimin e tyre në nivel banke.
Duhet të përgatisë raporte të rregullta ditore për Menaxherin e Departamentit dhe palëve tjera rreth temave te rrezikut operacional.
Koordinimi dhe zbatimi i treguesve kryesorë të rrezikut dhe procedurave të përcaktimit të rrezikut
Siguron që banka ka një plan efektiv të vazhdimësisë së biznesit që është lehtë e implementueshme në çdo kohë.
Implementon DRC (Disaster Recovery Plan) në baza të rregullta me një plan gjithëperfshirës
Sigurimi i konfidencialitetit të informacionit të marrë mbi bankën dhe klientët e saj Kualifikimet e kërkuara:
Integritet të lartë personal dhe profesional.
Diplomë Universiteti në Financa dhe Banka, Administrim Biznesi, Ekonomi apo ndonjë drejtim tjeter relevant. Certifikim ne Menaxhim te Riskut Operacional apo trajnim tjeter nderkombetar mbi risk operacional eshte perparesi absolute.
Së paku pesë vjet përvojë në sektorin bankar, ndersa kandidati duhet te kete njohuri elementare mbi rrezikun operacional.
Të posedoj njohuri për regulloret e BQK mbi riskun operacional.
I/e aftë të mbaj informatat konfidenciale në mënyrë të përshtatshme.
Shumë i/e mirë në punë ekipore.
Shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës Angleze dhe Shqipe.
Njohuri të shkëlqyeshme të excel.
Patentë shoferi

BNP PARIBAS JOINT VENTURE

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 14.08.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?