TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB po kërkon 2 Praktikant në Departamentin e Kontabilitetit dhe Raportimit në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:
Të mbështesë Menaxherin e Departamentit në përpilimin e pasqyrave financiare dheraporteve mujore;
Të asistoj në përpilimin dhe analizën e informatave financiare për përgatitjen e regjistrimeve në llogari dhe dokumenton transaksionet e biznesit;
Të asistoj në përgatitjen dhe rishikimin e të hyrave, shpenzimeve, faturave dhe dokumenteve tjera të kontabilitetit;
Të asistoj në identifikimin dhe zgjidhjen e mosbarazimeve në kontabilitet;
Të asistoj në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e databazës financiare dhe sistemin manual të dosjeve;
Të asistoj në bashkëveprim me auditorët e jashtëm dhe të brendshëm për kompletimin e auditimit;
Punë të tjera relevante që kërkohen nga Menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:
Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në kontabilitet, administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
Njohuri për financa, kontabilitetit dhe parimet e kontrollit të kostos duke përfshirë SNRF;
Njohja e rregullave të kontabilitetit dhe kërkesave të autoriteteve shtetërore;
Të ketë aftësi të shkëlqyera të MS Office, posaqërisht në Excel dhe Power Point;
Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze;
Aftësi te forta komunikimi dhe ndërpersonale;
I/e aftë të punojë nën presion dhe në punë ekipore.

Ofrohet kontratë praktike për periudhë 6 mujore

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/
Afati i fundit për aplikim është 20.08.2018.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?