TEB një ndër bankat  më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën:

Praktikant për Kanalet Alternative të Distribuimit, për të gjitha degët.

Përgjegjësitë:

  • Të indentifikojë nevojat e klientëve që presin në degë dhe t’i orientojë, përkrahë dhe t’i mësojë që t’i përdorin kanalet alternative distribuive në vend se të presin në arkë
  • T’i udhëzojë klientët që vazhdimisht të përdorin produktet dhe shërbimet si bankomat, Ebanking dhe TEB Mobile.
  • Të këshillojë dhe të ju tregoi klientëve si të përdorin opcionet e bankomatit si: tërheqja e parave (kartëmonedha dhe monedhat) dhe deponimi i parave përmes bankomatit
  •  Promovimi/Shitja dhe procesimi i shërbimeve E-banking dhe TEB Mobile tek klientët, duke përdorur E – këndin dhe duke iu treguar se si të performojnë transaksionet specifike si: Pagesa e faturave, transferet, pagesa e borxheve, kontrolli i borxheve dhe i bilancit, opsionet tjera si TOP UP dhe Skano për të paguar duke iu treguar si t’i performojnë këto transaksione.
  • Asistimi i ekipit të shitjes në degë në mënyrë që të prezanton produkte tjera të bankës si: kredi, mbitërheqje, kredit kartela etj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

Ofrohet kontratë praktike pa pagesë për periudhë 3 mujore

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com.
Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 19.08.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?