Ministria e Shëndetësisë

SHPALLJA E REKRUTIMIT

 

Institucioni:                                              Ministria e Shëndetësisë

Departamenti:                                          Departamenti për Zhvillim Strategjik Shëndetësor

Titulli i vendit të punës:                       Udhëheqës i Divizionit të Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve

të Kujdesit Shëndetësorë

Kategoria funksionale/Grada:           Koeficienti – 9

Afati i kontratës:                                      Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar

Nr. i Referencës:                                       MSh-13/08/18

Detyrat kryesore:

  1. Menaxhon punën e përgjithshme të divizionit dhe ndihmon drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave si dhe harton planin e punës për divizionin; 15%
  2. Menaxhon stafin e divizionit dhe në bashkëpunim me mbikëqyrësin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore; 10%
  3. Në bashkëpunim me drejtorin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 10%
  4. Monitoron dhe ofron mbështetje në koordinimin e funksionimit të institucioneve shëndetësore duke siguruar cilësi dhe siguri të shërbimeve të kujdesit shëndetësorë në Kosovë; 10%
  5. Siguron ndërlidhjen e shërbimeve publike dhe private shëndetësore në fushën e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë të ofruara nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare (përmes projekteve të ndryshme; 15%
  6. Ndihmon në hartimin e politikave/strategjive dhe legjislacionin që ka të bëjë me shërbimet e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë; 10%
  7. Monitoron dhe raporton mbi aktivitetet e shërbimeve për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësorë; 15%
  8. Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë 10%
  9. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje e tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara; 5 %

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: :   Diplomë  universitare në mjekësi – dega e mjekësi e përgjithshme.

 

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku 5 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri e shkëlqyeshme e kartës së të drejtave të qytetarëve;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shëndetësinë;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Njohja e punës me kompjuter, programeve: Word-it, Exel-it Power Point-it, Internetet

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

 

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës,  pa afat të caktuar.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 25.08.2018 deri 08.09.2018

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

 

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?