TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën: Zyrtar i Shitjes Direkte, në Zyren Qendrore

Përgjegjësitë:

· Të rekrutojë klientë të rinj
· Të propozoj kredi individuale dhe Kredit Kartela për aprovim
· Të analizojë gjendjes financiare të klientit
· Bën promocione në terren dhe në baza të rregullta bën vizita klientëve
· Ofron këshilla profesionale klientëve drejt përzgjedhjes së produkteve ose shërbimeve
· Përkujdeset që klientët të kenë dokumentacionin e kompletuar
· Përfaqëson Bankën në mënyre të matur dhe efikase.

Kualifikimet e kërkuara:

· Diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
· Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
· T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
· Preferohet të ketë përvojë pune në shitje apo marketing
· Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
· Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
· Njohuri të mira të MS Office
· Efikas në punë ekipore
· Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
· Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

Afati i fundit përaplikim është 02.09.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?