Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR VAZHDIM TË KONKURSIT

 

Ne bazë te  Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil te Kosovës si  dhe  Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil dhe ne mbështetje  te nenit  22  paragrafi  3 te kësaj rregulloreje vazhdon afati i konkursit edhe për  7 ditë, për konkursin e publikuar në gazetat ditore “Bota Sot” dhe “Epoka e Re” me datë 09/08/2018, si më poshtë:

 

  1. Asistent Administrativ;       Nr. Ref. MSh-24/08/18

                 

Afati i vazhdimit te konkursit  zgjatet edhe për shtatë (7) ditë, nga  data 28/08/2018 deri me 03/09/2018.

 

Ministria e Shëndetësisë

SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë

Departamenti:                                     Divizioni i Prokurimit

Titulli i vendit të punës:                     Asistent Administrativ

Kategoria funksionale/Grada:          Koeficienti – 6

Afati i kontratës:                                Nëpunës i jo karrierës – me kohë të caktuar

Nr. i Referencës:                                MSh-04/08/18

Detyrat kryesore:

  1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare, telefonat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e rapoteve të shpenzimeve, si dha hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  2. Përgatit dhe modifikon dokumentet, duke përfshirë korrospodencën, raportet, momerandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  3. Pranon dhe shpërndan korrospodencën për mbikëqyrësin, dhe kujdeset për mbarëvajtjen e sajë;
  4. Ruan dhe mirëmbanë sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problem administrativ dhe teknik;
  6. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arësyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Shkollimi i kërkuar: Arsimim i mesëm, trajnim përkatës dhe së paku katër (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

 

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

 

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i jo karrierës,  me afat të caktuar (12 muaj).

 

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 09.08.2018 deri 23.08.2018

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

 

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?