TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Degën Kryesore në Pejë

Përgjegjësitë:

· Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte
· Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim
· Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta
· Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun
· Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
· Detyra tjera relevante

Kualifikimet e kërkuara:

· Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
· Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM
· Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
· Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
· Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
· T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
· Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
· Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
· Njohuri të mira të MS Office
· Efikas në punë ekipore
· Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
· Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 02.09.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?