FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë, shpallë:

KONKURS
Menaxher/e për Pajtueshmëri me Rregulla dhe Rregullore

Zyre Qëndrore – Prishtinë

PËRGJEGJËSITË:
• Të sigurojë që institucioni operon konform dhe në pajtueshmëri me rregullat dhe rregulloret e brendshme dhe te jashtme
• Të sigurojë pajtueshmëri të plote që FINCA Kosovë operon konform rregulloreve në fuqi të Bankës Qendrore të Kosovës
• Të siguroje qe FINCA Kosove zbaton operacionet e saj në përputhje me Ligjin kundër shperndarjes së Parasë
• Të sigurojë që FINCA Kosovë zbaton operacionet e saj në përputhje me Ligjin kunder Financimit të Terrorizmit
• Të sigurojë qe FINCA Kosovë operon ne përputhje me Manualin e Politikave te FIF (SPM)
• Të sigurojë qe FINCA Kosovë operon ne përputhje me adresimin e kërkesave të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mbrojtjen e te dhënave personale etj.
• Të raportojë tek mbikqyrësit për ndonjë parregullsi eventuale gjatë operacioneve financiare që mund të mos jenë në pajtueshmeri me Politikat e brendshme apo edhe me rregulloret e jashtme të aplikuara
• Ofrojë mbështetje Departamenteve tjera përkitazi pajtueshmërisë

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË:
• Te posedojë diplomë universiteti në juridik, ekonomi, financa ose administrim biznesi;
• Te ketë aftësi të larta komunikuese – si në të folur poashtu edhe në të shkruar si në gjuhën shqipe ashtu dhe në gjuhën angleze
• Aftësi organizative – të përmbush saktë në mënyrë kualitative dhe me kohë detyrat e punës
• Të ketë përvoje së paku 3 vjecare në leminë e Pajtueshmërise
• Përvoja paraprake në Banka ose Mikrofinanca është përparësi
• Të ketë leje për ngasje të veturave të kategorisë B

Ju lutem plotësoni aplikacionin online në web faqen: Kosovo.FINCA.org ose dergoni CV- në dhe letër motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Afati i aplikimit është deri me 11/09/2018. FINCA Kosovë ofron mundësi të barabartë punësimi.

FINCA Kosovë Zyra Qendrore Rr. Robert Doll, Nr.112 10000 Prishtina + 383 (0) 38-609-721 + 381 (0) 38-609-722 Kosovo.FINCA.org

FINCA është institucion financiar Amerikan me selinë kryesore në Washington DC – SHBA | Vepron në 21 shtete të botës, në 5 kontinente të ndryshme | Ofron shërbime mbi 1.7 milion klientëve në mbarë botën

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?