Përshkrimi i projektit

Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat

angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky projekt

financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e

punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në

zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në

nivel qendror dhe lokal. KEEN synon të përafrojë ndërlidhjen ndërmjet programeve

të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës

Qëllimi i konsulencës është realizimi i hulumtimit i cili analizon kornizën ligjore që

rregullon sistemin pensional në Kosovë si dhe identifikon disa praktika të mira në

rajon apo më gjerë për pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve. Angazhimi

përfshin aktivitetet në vijim:

- Zhvillimi i planit të punës për realizimin e hulumtimit;

- Shqyrtimi i kornizës ligjore që rregullon sistemin pensional në Kosovë;

- Shqyrtimi i dokumenteve të ndryshme/relevante në fushën e mirëqenies

sociale dhe pensioneve;

Përgatitja dhe udhëheqja e diskutimeve në grup/intervistave/pyetësorëve

me qëllim të mbledhjes së të dhënave;

- Përpunimi i të dhënave të mbledhura;

- Hartimi i raportit duke u bazuar në të gjeturat nga hulumtimi;

- Prezantimi i raportit.

Rezultatet e pritshme

- Hartohet metodologjia e hulumtimit;

- Mblidhen të dhënat sasiore dhe cilësore varësisht nga qëllimi dhe

metodologjia e hulumtimit;

- Studimi përmban/ofron praktika të mira nga vendet e rajonit dhe më gjerë të

cilat e rregullojnë pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve të cilët

vuajnë nga sëmundje të rënda;

- Ofrohen rekomandime për hartimin e kornizës ligjore për pensionimin e

parakohshëm të mësimdhënësve;

- Të gjeturat nga raportet prezantohen dhe diskutohen me të gjitha palët në

fushën e arsimit.

Kualifikimet

· Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave

sociale.

· Njohje e mirë e sistemit pensional në Kosovë.

· Njohuri të mira të metodave themelore të hulumtimit në shkencat

shoqërore.

· Shkathtësi të mira të analizës së dokumenteve dhe të gjeturave si dhe

hartimit të raporteve.

· Përvojë të mëhershme në hartimin e studimeve.

· Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze.

· Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit të të gjeturave nga

raportet.

Raportimi

Konsulenti i raporton menaxherit të projektit, Kushtrim Bajrami.

Dokumenti duhet të dorëzohet në formë elektronike (në formatin Ms Word, fonti

Times New Roman, madhësia e fontit 12), në gjuhën shqipe apo angleze.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?