POZITA 1:

Konsulent për hartimin e raportit për sfidat e zbatimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunversitar në Kosovë

 Punëdhënësi:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Data e fillimit të angazhimit: 20 shtator 2018

 Data e përfundimit të angazhimit 15 nëntor 2018

Përshkrimi i detyrave të punës

 Pozita

 Konsulent për hartimin e raportit për sfidat e zbatimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunversitar në Kosovë

 Kodi i procedurës së rekrutimit
KEEN – 007

 Emërtimi i projektit
 Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - Kosovo Education and Employment Network (KEEN)

 Kodi dhe emërtimi i aktivitetit
 KEEN ZB. 108 – Monitorimi i politikave nacionale dhe lokale

 Numri i ditëve të punës
 Deri në 10 ditë pune

Periudha e angazhimit
 20 shtator – 15 nëntor 2018
 

Qëllimi i konsulencës

Qëllimi i kësaj konsulence është ofrimi i ekspertizës për hartimin e raportit i cili ka për qëllim që të analizojë në mënyrë kritike sfidat e zbatimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunversitar në Kosovë.


 Përshkrimi i projektit

 Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal. KEEN synon të përafrojë ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.


 Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës

Qëllimi i konsulencës është hartimi i raportit për zbatimin e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunversitar në Kosovë si dhe identifikimin e sfidave me të cilat përballen mësimdhënësit gjatë zbatimit të saj. Angazhimi përfshin aktivitetet në vijim:

- Zhvillimi i planit të punës për realizimin e hulumtimit;

 - Shqyrtimi i Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Kosovë, përfshirë Kurrikulën Bërthamë për Klasën Përgatitore dhe Arsimin Fillor, Kurrikulën Bërthamë për Arsimin e Mesëm të Ulët si dhe Arsimin e Mesëm të Lartë të Kosovës dhe materialet tjera;

- Shqyrtimi i dokumenteve të ndryshme/relevante në fushën e arsimit;

 - Përgatitja dhe udhëheqja e diskutimeve në grup/intervistave/pyetësorëve me qëllim të mbledhjes së të dhënave;

 - Përpunimi i të dhënave të mbledhura;

- Hartimi i raportit duke u bazuar në të gjeturat nga hulumtimi;

- Prezantimi i raportit. Rezultatet e pritshme

- Hartohet metodologjia e hulumtimit;

 - Mblidhen të dhënat sasiore dhe cilësore varësisht nga qëllimi dhe metodologjia e hulumtimit;

 - Hartohet raporti i cili përmban të dhëna sasiore dhe cilësore të cilat pasqyrojnë sfidat e zbatimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Kosovë;

 - Studimi përmban/ofron rekomandime për përmirësim e gjendjes, përkatësisht tejkalimin e sfidave të identifikuara;

 - Të gjeturat nga raportet prezantohen dhe diskutohen me të gjitha palët në fushën e arsimit.


Kualifikimet

 · Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave sociale.

· Njohje e mirë e sistemit të arsimit në Kosovë.

· Njohje e mirë e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Kosovë.

 · Njohuri të mira të metodave themelore të hulumtimit në shkencat shoqërore.

· Shkathtësi të mira të analizës së dokumenteve dhe të gjeturave si dhe hartimit të raporteve.

· Përvojë të mëhershme në hartimin e raporteve në fushën e arsimit.

· Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze.

· Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit të të gjeturave nga raportet. Raportimi Konsulenti i raporton menaxherit të projektit, Kushtrim Bajrami. Dokumenti duhet të dorëzohet në formë elektronike (në formatin Ms Word, fonti Times New Roman, madhësia e fontit 12), në gjuhën shqipe apo angleze.

APLIKIMI:

 Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj dhe ofertën financiare për ditë pune në email adresën keen@kec-ks.org deri më 17 shtator 2018, 16:30. Ju lutem që me rastin e aplikimit të ju referoheni pozitës për të cilën aplikoni.

 Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?