POZITA 4:

 Konsulent për përpunimin e të dhënave të mbledhura për monitorimin e zbatimit të planeve zhvillimore për arsim në nëntë (9) komuna të Kosovës

 Punëdhënësi:
 Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike (ATTA)

Data e fillimit të angazhimit:
 20 shtator 2018

 Data e përfundimit të angazhimit
 15 tetor 2018

Përshkrimi i detyrave të punës


 Pozita
 Konsulent për përpunimin e të dhënave të mbledhura për monitorimin e zbatimit të planeve zhvillimore për arsim në nëntë komuna të Kosovës

 Kodi dhe emërtimi i aktivitetit
 KEEN A.3.2. – Monitorimi i politikave në nivel qendror dhe loka

l Zëri buxhetor i aktivitetit
 ZB. 113

Numri i ditëve të punës
 Deri në 10 ditë pune

Periudha e angazhimit
20 shtator – 15 tetor 2018


 Qëllimi i konsulencës

 Qëllimi i kësaj konsulence është ofrimi i ekspertizës për përpunimin e të dhënave sasiore dhe cilësore për monitorimin e zbatimit të planeve zhvillimore për arsim në nëntë komuna të Kosovës.


 Përshkrimi i projektit

Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal. KEEN synon të përafrojë ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.


 Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës

 Qëllimi i angazhimit të konsulentit është ofrimi i ekspertizës për përpunimin e të dhënave sasiore dhe cilësore për monitorimin e zbatimit të planeve zhvillimore për arsim në nëntë komuna të Kosovës. Të dhënat do të analizohen me programin softuerik SPSS.


 Angazhimi përfshin aktivitetet në vijim:
 - Zhvillimin e bazës së të dhënave dhe futjen e të dhënave në softuer statistikor si, STATA apo SPSS;
- Në bazë të të dhënave të mbledhura, konsulenti kryen analiza statistikore dhe sipas nevojës gjenerohen grafikone, figura dhe tabela;
- Punon në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit të monitorimit


Rezultatet e pritshme

 - Zhvillohen bazat e të dhënave në SPSS;
 - Të dhënat kodohen dhe futen në bazën e të dhënave në SPSS;
- Përpunohen të dhënat e mbledhura; - Realizohen analizat statistikore.


 Kualifikimet

· Kualifikim i nivelit baçelor, preferohet niveli master, në fushën e shkencave sociale (sociologji, psikologji, edukim).
· Përvojë te mëhershme në analiza statistikore.
· Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë se informacionit dhe pakove standarde softuerike për analiza statistikore si, Excel, STATA, SPSS.
· Përvojë në zhvillimin e bazës së të dhënave dhe përpunimin e tyre në softuer statistikorë.
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe.

 Raportimi Konsulenti i raporton koordinatorit përkatës të projektit Bariu Zenelaj dhe zyrtares për monitorim, Ema Rraci.


APLIKIMI: 

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj dhe ofertën financiare për ditë pune në email adresën keen@kec-ks.org deri më 17 shtator 2018, 16:30. Ju lutem që me rastin e aplikimit të ju referoheni pozitës për të cilën aplikoni. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?