Kompania Gjermane KosGer.De se shpejti do hap filialet e saj edhe ne vendin tonë. Si rezultat i zgjerimit të saj ajo për forcimin e ekipit profesional kërkon të punësojë staf të ri.

Ky subjekt biznesor shpall konkurs për këto vendë të lirë pune:

Administratore (F)

Në pozitën e administratores detyrat tuaja kryesore të punës do të jenë si në vijim:

  • Asistimi më stafin e administratës në mirëmbajtjen e dosjeve dhe bazës së të dhënave
  • Përgatitja e raporteve, prezantimeve, memorandumeve, propozimeve dhe korrespondencës
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës dhe rasteve specifike
  • Monitorimi i aktiviteteve në zyre
  • Skedulimi i takimeve për nivelin e lartë menaxhues
  • Pranimi i ankesave nga klientët
  • Monitoron mungesën e materialeve të zyres dhe harton listën e materialeve që mungojnë
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit dhe shpenzimeve
  • Bashkëpunon me tërë stafin administrative

Profili dhe aftësitë tuaja:

  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi në të folur dhe të shkruar në gjuhën Gjermane
  • E orientuar në detaje dhe nivel i lartë si saktësisë
  • Nivel i lartë organizimi dhe fleksibile
  • E aftë të performojë disa detyra njëherësh dhe gatishmëri t’i ballafqojë ndryshimet e takimeve dhe orareve\
  • Duhet të jetë e pavarur dhe të mund t’i plotësojë kërkesat e projekteve më mbikqyrje minimale
  • Njohuri në pakons MS OFFICE, komunikimin me postën elektronike, dhe rrjetet sociale

Kualifikimet specifike:

  • Së paku dy vite përvojë pune
  • Niveli edukativo-arsimor: Së paku shkolla e mesme
  • Niveli i preferuar edukativ: BA apo MA në shkencat administrative

Vendi i punës: Prishtinë

Kemi zgjuar interesin tuaj? Atëhërë mos hezitoni të aplikoni duke dërguar CV tuaj të bashkangjitur me një letër motivuese në postën elektronike info@kosger.de.

Afati për aplikim është deri më datën 30.12.2018!

Rreth shërbimeve te Agjencionit vizito: www.kosger.de 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?