K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
1. Agjent i Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) – 1 pozitë.
Regjioni: Ferizajit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Merret me shitjen në terren të produkteve të “Artmotion”,
• Lidh kontratat e reja me klientë rezidencial,
• Mirëmbanë klientët ekzistues,
• Identifikon objektet dhe lagjet për instalimet e reja,
• Hulumton tregun dhe konkurrencën,
• Prezentimi i ofertave për punëtorë të kompanive private dhe publike,
• Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja,
• Përgatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mirë për ata,
• Komunikimi me klientë dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo përmes telefonit/e-mailit,
• Kryerjen e pagesave përmes bankave,
• Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania,
• Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara,
• Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

– Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
– Përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing,
– Aftësi të teknikave të shitjes dhe marketingut,
– Aftësi prezentimi dhe komunikimi,
– Aftësi të shkrimit të raporteve,
– Patent Shofer – Kategoria B,
– Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
– CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
– Letër Motivuese;
– Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
– Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
– Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit –  postës elektronike, në:
hr@artmotion.net
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 07.02.2019, Ora 16:00h

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?