Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gllogoc

Përgjegjësitë :

·         Promovimi i ofertës kreditore,

·         Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,

·         Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,

·         Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,

·         Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),

·         Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),

·         Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,

·         Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,

·         Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·         Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·         Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·         Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.11.2018 deri me dt. 26.11.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun:  http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=500

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?