Republika e Kosovës

Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Kancelarija Premijera-Office of the Prime Minister

ZYRA E KRYEMINISTRIT  shpall të lirë këtë vend të punës:

Një (1) Asistent Administrativ  

Numri i referencës: ZKM-SP-010

Koeficienti: 6

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e  sekretarit të përgjithshëm  kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  1. Ofron mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë  telefonatat, skanimin,  kopjimin e dokumenteve ,  pritjen e palëve ;
  2. Pranon dhe shpërndan korrespondencën, shkresat dhe  dokumentet  e cila i drejtohet zyrës së sekretarit  të përgjithshëm  si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj ;
  3. Siguron përkrahje administrative dhe teknike si dhe fotokopjon dokumente për nevojat zyrës dhe bënë shpërndarjen   në zyrat tjera  përkatëse të institucionit .
  4. Sipas kërkesës  kryen shërbimin e  vozitjes  të sekretarit  të përgjithshëm si dhe mban  evidencën e të gjitha udhëtimeve, shënon kilometrazhin ditore si dhe shpenzimin e lëndëve djegëse;
  5. Nëse kërkohet  nga udhëheqësi  ndihmon në shpërndarjen e postës .
  6. Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

   Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë e  shkollës  së  mesme.
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse  administrative –teknike .
  • Patentë shofer  të vlefshëm.
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe /ose serbe.
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Internet etj);
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune.
  • Të  jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse, si vijojnë: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshmia për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshmia e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati IV, zyra nr. 406.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës_17/12/2018 deri më datë  31/12 /2018, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?