Italian Petroll Kosova “ IP-KOS sh.p.k” me numër të biznesit 71017729 me adresë në Rrugën “ Elez Berisha” nr.20 në Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Asistent/e administrativ/e

Mbikëqyrës: Drejtori i Departamentit të administratës

Vendi : Prishtinë

Përshkrim i Pozitës
Asistenti/ja administrativ/e sigurojnë funksionimin efikas të përditshëm të zyrës dhe mbështete punën e menaxhmentit dhe stafit tjetër, duke u përkujdesur përmbarëvajtjen e procesit te punës.

Kualifikimi

  • Diplomë Universiteti në Juridik apo te ngjashme.
  • Minimum dy(2) vite përvojë pune ne ketë fushe apo te ngjashme.
  • Njohuri të praktikave ligjore dhe njohuri për ligjet e zbatueshme dhe çështjet ligjore në përgjithësi.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar ne gjuhen shqipe.
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi te mira analitike dhe organizative;
  • Vetiniciativë, aftësi komunikimi, punë në grupe dhe aftësi koordinimi;
  • Aftësi të vendos për prioritetet dhe strukturën e punës si dhe aftësi të menaxhojë kohën dhe përmbush afatet;
  • Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione te programeve ( Word,Excel,PowerPoint,Access);

Procedura e aplikimit

Konkursi është I hapur për të gjithë kandidatët, të cilët mundë të aplikojnë duke dërguar dokumentet përcjellëse, përmes e-mail apliko@ip-kos.com apo përmes linkut të bashkangjitur duke plotësuar aplikacionin : http://www.ip-kos.com/apliko 

Aplikimit duhet ti bashkangjitet :

  •   CV-në;
  •   Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  •   Dëshminë për Përvojën e Punës;

Vetëmkandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur nga dt. 28 janar 2019 deri më dt. 07.02.2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?