Detyrat dhe përgjegjësitë 
Detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit/ës janë:
 - Të angazhohet drejt implementimit të ligjit për të drejtat e fëmijëve; 
- Të respektoj parimet e humanitetit dhe profesionalizmit; 
- Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe punën; 
- Të mbikëqyr dhe raportoj tek udhëheqësit e punës terapeutike dhe udhëheqësës së organizatës;
- Të shqyrtoj me kujdes planet individuale të fëmijëve dhe të zbatoj me përpikmëri objektivat e caktuara; 
- Të bashkëpunoj me të gjithë akterët e përfshirë në Planin Indiviual të Punës; 
- Të asistoj në Implementimin  e Planit Individual të Punës për fëmijë të caktuar, të përpiluar në bashkëpunim me profesionistë të ANAK; 
- Të mbaj shënime sistematike për progresin e fëmijës; 
 Të marr pjesë në mbedhjet e stafit dhe mbledhjet për diskutime të rasteve; 
- Të mirëmbaj dosjet e fëmijëve; - Të kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve pedagogjike; 
- Të asistoj në implementimin e punës terapeutike gjatë seancave, veçanërisht kur fëmija ka nevojë për ndihmë fizike dhe gjatë gjeneralizimit të objektivave të fëmijës; 
- Të zëvendësoj implementuesit e punës terapeutike në rast nevoje; 
- Të jetë i/e gatshëm që të punoj edhe vullnetarisht kur ANAK ka nevojë; 
- Të kujdeset për vetëdijësim dinjitoz dhe bashkëkohor mbi autizmin. 

- Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale: 
1. Përgatitja univeristare në Psikologji është e domosdoshme; 
2. Të ketë të përfunduara orët praktike në fushën e autizmit; 
3. Preferohet të ketë përvojë direkte me fëmijët me autizëm e veçanërisht mbi parimet e terapisë së sjelljes dhe sjelljes verbale – ABA dhe VB; 
4. Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; 
5. Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 Aplikuesi/ja duhet të dorëzojnë 
1. CV; 
2. Letër motivuese; 
3. Diploma universitare; 
4. Certifikimet në trajnime janë përparësi; 
5. Referenca 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?