Përshkrimi i detyrave: 

  • Ekzekuton punët ditore të administrimit të zyrës, pajisjeve, furnizimeve të zyrës dhe mbikqyrë mirëmbajtjen e zyrës;
  • Mbështet Menaxheren e Lartë të Financave dhe Administratës në administrim e të dhënave për administratë, burime njerëzore dhe prokurim;
  • Përkthen dokumente zyrtare apo raporte në gjuhën shqipe dhe angleze, sipas kërkesës së menagjmentit të FKGK-së, bordit apo donatorëveapo organizon përkthimin e tyre ngakontraktorët e jashtëm në raste kur nevojitet.
  • Ofron përkthim simultan sipas nevojës apo organizon përkthimin e tyre ngakontraktorët e jashtëm në raste kur nevojitet.
  • Kujdeset për komunikim / korrespodencë të institucionit me palët e treta (e-mail, telefon, postë);
  • Ofron mbështetje organizative dhe logjistike në organizimin e takimeve, konferencave, punëtorive, udhëtimeve të zyrtarëve të FKGK-së etj.;
  • Mirëmbanë arkivën e institucionit, sistemin e protokollit të dokumentacionit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Detyra tjera që ndërlidhen me pozitën deleguar nga Menaxherja e e Lartë të Financave dhe Administratësdhe Drejtori Menaxhues.
Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare Bachelor në Shkenca Shoqerore;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme (përkthim /administratë);
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, njohja e gjuhës serbe është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Aftësi të mira analitike dhe njohuri të MS Office;
  • Aftësi të mira interpersonale dhe punë ekipore;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të kryejë detyrat me mbikqyrje minimale; 
Aplikimi:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe Letër Motivuese;
  • Diploma, Çertifikime dhe Trajnime relevante;
  • Kontaktet e referencave nga ish-punëdhënësit rishtaz;
Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes postës elektronike recruitment@fondikgk.org, kurse subjekti i emailit të shkruhet: “ Aplikim nga Emri dhe Mbiemri_ Pozita”

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?